Qytetarët po tallen me çdo formë të mundshme me kontradiktën midis asaj se çfarë dhe asaj se çfarë bën Edi Rama.
Përmes një statusi në “facebook” Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike ironinë e një qytetari për ERTV-në e Ramës.
““ERTV , 23 Maj 2018 . Miremengjes , me keto pamje nga Durresi i Rilindur dua t’ju uroj nje dite te mbare!” shkruan qytetari.
Në postim ironizohet fakti se realiteti është shumë i ndryshëm nga ajo çfarë kryeministri paraqet në ERTV.
Postimi i plotë:
Ironia e qytetarit dixhital me propaganden e Norieges!
Shikoni fotot dhe lexoni mesazhin e tij. sb
“ERTV , 23 Maj 2018 .
Miremengjes , me keto pamje nga Durresi i Rilindur dua t’ju uroj nje dite te mbare !
Fale programit tone qeverises gjendja e rruges se maternitetit ne Durres eshte permiresuar , tashme cdo nene e re mund te mberrije me shpejt ne destinacion per te lindur foshnjen e saj , cdo person me gur ne veshka nuk ka nevoje per nderhyrje kirurgjikale ne kuader te shendetesise falas vetem fale kesaj rruge , kemi nxitur biznesin duke qene se banoret e zones cdo 3 muaj detyrohen te vendosin goma te reja dhe amortizatore te rinj !
Absolutisht nje projekt ambicioz , brenda pritshmerive dhe standardeve te BE !
Vetem opozita nuk do te shohi rezultatet e punes tone , kemi bere shume por kemi ende shume per te bere 🌹”