Një 28-vjeçar u arratis ditën e sotme nga Gjykata e Apelit, fill pasi gjyqtari e dënoi atë me 3.4 vite burg për kultivim droge.
Mikel Kasa ka përfituar nga një hutim i gardianëve që kishin për detyrë që të ruanin, dhe ia ka futur vrapit duke u arratisur nga gjykata.
Arratisja spektakolare e tij vjen në një kohë kur Edi Rama mburret se po bën Reformën në Drejtësi, e cila do të pastrojë sistemin nga prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar.
Ngjarja e ditës së sotme ishte e paralajmëruar disa herë nga kreu i kësaj gjykate, ku ka ngritur shqetësimin disa herë për mungesën e sigurisë si në ambientet e Gjykatës e po ashtu për trajtimin e gjyqtarëve.
Asnjë masë nuk ishte marrë deri tani, madje as policia nuk i shoqëron të dënuarit për në gjykatë me pretendimin se mund t’ja dalin vetë gardianët.
Nuk është e rastësishme që i arratisuri është një trafikant droge. Ka qenë kjo qeveri që jo vetëm nuk i ka arrestuar trafikantët e drogës, por madje i ka mbështetur ato. Kemi pasur edhe raste të shumta kur kjo qeveria ka lënë të lirë kriminelë dhe trafikantët e drogës, ama deri tani e ka bërë me vendimin gjykate të paktën.
Ngjarja e sotme nuk është vetëm skandaloze, pasi lirimi i një trafikanti droge u bë me show. Nuk do shumë mend për të kuptuar se ku e ka marrë guximin i dënuari për trafik droge të bëjë këtë arratisje, nën monitorimin e gardianëve.
Lirimi që kryeministri Edi Rama po u bën personazheve të njohur të botë kriminale, siç ishte rasti i fundit i Mark Frrokut, u ka dhënë zemër të burgosurve të tjerë se në këtë shtet, janë atë që përkrahen më shumë dhe jo njerëzit e thjeshtë.
Është kultura që Edi Rama ka mbjellë në vite, ajo e përkrahjes së kriminelëve dhe trafikantëve të drogë, që po shkatërron Shqipërinë. Sot u arratis një i dënuar për trafik droge, nesër mund të jetë një i dënuar për vrasje. /55News.al/