Kriminelët po u bëjnë "Vettingun" prokurorëve

E Enjte, 24 May 2018 17:39

Ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Durrës, ku persona të paidentifikuar, u futën në Prokurorinë e këtij qytetit, duke grabitur disa dosje hetimore.

Ngjarja nuk është e izoluar në këtë Prokurori, pasi vetëm 2 javë më parë, postierit me dokumente të organit të akuzës në Durrës, i dolën para persona të paidentifikuar duke i marrë dokumente të rëndësishme.

Në një kohë kur Edi Rama po mburret se qeveria e tij po bën Reformën në Drejtësi, duket se krejt e kundërta po ndodh në realitet.

Grupe kriminale të njohura shumë mirë nga Edi Rama, po investojnë fuqishëm për të prishur dosjet hetimore të deritanishme, të ngritura pas denoncimeve publike që ka bërë PD për njerëz të lidhur me krimin dhe botën e errët.

Hetimet e bëra deri tani nga disa prokurorë, kanë nxjerrë në pah lidhjet shumë të ngushta që zyrtarë të lartë të PS kanë me grupe kriminale që e kanë shtrirë këtë aktivitet në qytetin e Durrësit.

Në grabitjen e sotme, janë marrë dosje të rëndësishme, për të penguar hetimet e nisur lidhur me disa çështje të bujshme në këtë qytet.

Në një kohë kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ose i njohur me emrin e familjarizuar, KPK, ka pushuar nga puna disa prokurorë dhe gjyqtarë pasi nuk kanë justifikuar dot pasurinë, duket se kontrollimi i dosjeve i është kaluar krimit të organizuar.

Kriminelë me mbështetje të rëndësishme nga pushtet, po zgjedhin prokurorë të cilët kanë dosje për ta, dhe ndryshe nga KPK, ata po u bëjnë një farë Vettingu dosjeve të prokurorëve.

Tashmë mund të themi se Vettingun, nuk po e bën vetëm KPK, por edhe bota e krimit, dhe dihet me mbështetjet e kujt.

/55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 18:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...