Basha: Koha të flakim qeverinë e mafias dhe drogës

E mërkurë, 30 May 2018 10:14

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Spitalin Ushtarak, ku ka vizituar minatorin e plagosur në Bulqizë.

Në një prononcim për mediat, kreu i PD-së u shpreh se ka ardhur kohë që kjo qeveria të largohet menjëherë, pasi është vënë në interes të krimit.

 “Gjendja e tij paraqitet stabël ndonëse mjekët kërkojnë t’i bëjnë një ekzaminim më të hollësishëm. Aksidenti i djeshëm dhe plagosja e dy minatorëve në Bulqizë pason një sërë aksidente që kanë kushtuar jetën e 7 minatorëve në pak muaj. 7 minatorë kanë vdekur, 4 bashkëqytetarët tanë, 3 minatorë kinez në minierat e Bulqizës. Këto janë kosto dhe faturat e korrupsionit qeveritar e një prej ministrave më të korruptuar të kësaj qeverie, Damian Gjiknuri, të cilit i është mbyllur goja me milionat e mafies së kromit që është përgjegjësja kryesore bashkë me qeverinë e Edi Ramës për vdekjen e mbi 40 minatorëve gjatë 5 viteve që qeveris PS. I jam përmbajtur të flas për këtë temë menjëherë sa ka ndodhur e keqja që të mos përsërisnim shfaqjen e shëmtuar të socialistëve kur ishin në opozitë. Në 5 vite mafia e kromit dhe Edi Ramës e Gjiknurit i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra së bashku.

Ashtu si krimi i organizuar ka marrë peng ministrinë e Brendshme që nga koha e Saimir Tahirit dhe tani Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafajt, ashtu mafia e kromit, mafia e lojërave të fatit ka marrë peng Edi Ramën, Olsi Ramën, Damian Gjiknurin. Kjo që themi sot është e shkruar me vuajtje, me plagë, me varre të hapura në kurriz të shqiptarëvedhe lexohet qartë nga partnerët ndërkombëtarë. Ndaj është një arsye më shumë për të gjithë shqiptarët të kuptojmë se ka ardhur koha ta flakim tutje këtë qeveri, e cila nuk përfaqëson interesat e njerëzve por të mafies.

Beteja që kemi nisur nuk është thjesht beteja për largimin e vëllait të familjes mafioze Xhafaj në krye të Ministrisë së Brendshme por është beteja për të larguar këtë qeveri që nuk përfaqëson interesat e njerëzve dhe që ka tradhtuar Shqipërinë e shqiptarët dhe që është gati të bëjë aktin përfundimtar të tradhtisë duke mbyllur derën e negociatave vetëm për të mbrojtur Fatmir e Agron Xhafajn, për të liruar Saimir Tahirn ndërkohë që mban në burg kuksianët dhe rrezikon dhe çon drejt spitaleve dhe vdekjes minatorët e pafajshëm të Bulqizës”, deklaroi Basha.

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 10:21

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...