Vokshi denoncon Ramën për censurim të medias

E mërkurë, 30 May 2018 10:43

Deputetja e PD-së njëkohësisht Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Albana Vokshi, ka denoncuar mbylljen e paligjshme të një portali satirik.

Në pak orë, AKEP me urdhër të kryeministrit Rama ka mbyllur në mënyrë të paligjshme portalin që vinte në lojë Ramën dhe Ministrin e Brendshëm, tha Vokshi.

Para disa ditësh në mënyrë skandaloze, flagrante, me urdhër direkt të kryeministrit është mbyllur një portal satirik kryeministri.al

Brenda disa orësh, AKEP ka marrë urdhrin nga punonjësit e Kryeministrisë dhe e ka mbyllur mënyrë të paligjshme këtë portal satirik vetëm se vinte në lojë kryeministrin, ministrin e brendshëm apo emërimet e kryeministrit për Ministër të Brendshëm duke paraqitur dhe disa kritere satirike.

Të  gjithë ne duhet të reagojmë, nuk duhet të censuroni, nuk mundet të censuroni, është flagrante dhe e papranueshme që kryeministri të japë urdhër dhe AKEP të mbyll në mënyrë të paligjshme një portal vetëm sepse u tall me Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, u shpreh deputetja Vokshi në denoncimin e saj.

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 10:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...