×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

A e mbrojnë zemrën vaji i peshkut dhe thartirat omega 3 ? Ja hulumtimi...

Premte, 20 July 2018 19:35

Në sajë të një hulumtimi shkencëtarët kanë gjetur që suplementet nga peshku, të cilat konsiderohen shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës, nuk kanë efekte të dukshme. Vaji i peshkut dhe thartirat omega 3 ofrojnë mbrojtje të vogël apo hiç fare të zemrës. Deri te këto njohuri kanë arritur shkencëtarët të cilët kanë bërë hulumtim të madh botëror, në bazë të të cilit kanë përfunduar që suplementet me bazë peshku nuk mund të pengojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja.

Gjithashtu, është zbuluar që ato madje mund të ulin nivelin e kolesterinës së shëndetshme. Omega 3, e cila të shumtën gjendet në vajin e peshkut, është e njohur për benefitet shëndetësore, kur konsumohet në doza të vogla në ushqim.

Megjithatë, këto thartira esenciale tashmë një kohë të gjatë kanë famën e produktit i cili mund të veprojë në mënyrë preventive kundër shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Në hulumtimin e shkencëtarëve të organizatës “Kohran” kanë marrë pjesë 112.059 njerëz nga Amerika Veriore, Evropa, Australia dhe Azia dhe në bazë të analizave të bëra është konstatuar që nuk ka dëshmi që shtojcat e këtilla pengojnë sëmundjen e zemrës, shkruan revista britanike Sun.

Analiza e tyre ka zbuluar dëshmi të rëndësishme që omega 3 e thartirës yndyrore nuk kanë efekt të rëndësishëm në preventivën e sëmundjeve kardiovaskulare. Mirëpo, ekziston dëshmia që suplementet rregullojnë nivelin e HDL-së, kolesterinës së mirë.

Është me rëndësi të theksohet që hulumtimi ka pasur të bënte kryesisht me suplementet, jo me thartirat omega 3 të marra drejtpërdrejt nga peshqit.

Pikërisht për këtë shkak shkencëtarët këshillojnë njerëzit që të hanë peshk së paku dy herë në javë dhe në tryezën e tyre të jenë të përfshirë mishi i salmonit, tonit dhe skumbrisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...