×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndiheni të uritur edhe pse sapo keni ngrënë?! Zbuloni shkakun

Premte, 20 July 2018 20:30

Ushqimi është pjesa më e rëndësishme që na ndihmon në aktivitetin tonë fizik. Nuk mjafton një gjumë i mirë për tu ndjerë të çlodhur.

Për shumicën e meshkujve, uria e vazhdueshme është vërtet burim i ankthit i cili shpeshherë ua prish planin e nutricionit, e prandaj jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Ekzistojnë disa arsye që na bëjnë që të ndihemi në shumicën e rasteve të uritur. Më poshtë e keni treshen e shkaktarëve që shpjegojnë se përse ndiheni gjithmonë të uritur dhe si ta rregulloni këtë problem.

Nuk jeni duke konsumuar mjaftueshëm ujë

A jeni të uritur, apo thjesht të dehidratuar? Për funksion optimal të trupit, shumica e meshkujve kanë nevojë t’i pinë tri deri në katër litra ujë brenda dite. Dehidratimi shpeshherë i imiton ndjenjat që ua shkakton uria dhe kësisoj mund të ndiheni të uritur, kur faktikisht jeni vetëm të dehidratuar. Zgjidhja më e mirë për këtë problem është që të pini një apo dy gota ujë

Nuk jeni duke konsumuar mjaftueshëm proteinë

Promovimi i dietave që përmbajnë sasi të larta të proteinës është bërë njëfarë klisheje kohëve të fundit, dhe kjo për arsye të mirë. Kur hani një shujtë të mbushur me shumë karbohidrate, ju e rritni tejet mase sheqerin në gjak brenda një periudhe të shkurtë kohore.

Kur hani shujtë me sasi të larta të proteinave, ju e inkurajoni trupin tuaj ta tretë më ngadalë ushqimin dhe ta zvogëlojë shkallën me të cilën sheqeri tretet dhe absorbohet – gjë e cila ju bën të ndiheni të ngopur me ushqim për një kohë shumë më të gjatë.

Jeni të stresuar

Ndoshta nuk është nevoja ta themi ne këtë fare, sepse me siguri e dini vet! Kur jeni të stresuar apo brengosur, trupi liron hormonin e stresit kortizolin, i cili jua rritë ndjenjat e urisë për ushqime që kanë shumë sheqer dhe yndyrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...