Mënyra më e mirë për ta përmirësuar kohën e vrapimit 100-metërsh është kombinimi i ushtrimeve të shpeshta, relaksimit dhe mbajtjes së baraspeshës.
Ndërtojeni forcën përmes ushtrimeve të fitnesit
Kur atletët më të mirë e nisin vrapimin për 100 metra, këmbët e tyre e shtypin tokën me fuqi të trefishtë në krahasim me peshën trupore të tyre. Kampionët e këtij sporti zakonisht merren me ngritje të peshës, ulje dhe ngritje të shpejta.
Përqendrohuni te forma juaj
Një pjesë e rëndësishme e vrapimit të shpejtë është lëvizja e duarve në mënyrë të koordinuar me lëvizjen e këmbëve. Kamionja olimpike, Michael Johnson, thotë se duart janë përshpejtuese të trupit dhe e udhëheqin lëvizjen e këmbëve.
Praktikojeni ushtrimin me kërcime
Ushtrimet e kërcimeve, të njohura ndryshe si ushtrime pliometrike, janë ushtrime intenzive që kanë për qëllim rritjen e fuqisë muskulore. Këto ushtrime duhet të bëhen para vrapimit dhe jo më shpesh se dy herë në javë.
Qëndroni të relaksuar
Kjo këshillë mund të tingëllojë kundërthënëse për lëvizjet e fuqishme, siç është vrapimi i shpejtë, por aftësia për të qëndruar të relaksuar është jetike. Usain Bolt ka thënë se sa më të relaksuar që jeni, aq më shpejt do të vraponi.
Vraponi përpjetë
Ky lloj vrapimi rekomandohet nga vrapuesit e shpejtë dhe vrapuesit e distancave të gjata. Trajneri i vrapimeve të shpejta, Geoff Walcott, thotë se vrapimi përpjetë e stimulon përshpejtimin në fillim të garës, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.