Më thuaj ç’grup gjaku je, të të them çfarë të hash!

E mërkurë, 16 Janar 2019 13:40

Të gjesh se cilit grup gjaku i takon është shumë e thjeshtë (nëse nuk e ke bërë ende, nxito ta bësh) Jo vetëm që do të të vijë në ndihmë në një rast urgjent, por fare mirë, falë tij do të mund t’i përcaktosh vetes një dietë të saktë ushqimore.

Duhet të dini që grupi i gjakut lidhet ngushtësisht me aftësinë e trupit për të tretur një ushqim të caktuar, ndaj më poshtë do të keni një listë të përgjithshme të ushqimeve që këshillohen më së shumti për ju, bazuar në grupin tuaj të gjakut:

Grupi A

Për njerëzit me gjak të tipit A sugjerohet një dietë sa më vegjetariane. Kjo për shkak të nivelit të ulët të aciditetit në stomak, që ky grup njerëzish ka, gjë që sjell mostretje të mirë të proteinave dhe yndyrave të kafshëve. Kështu duhen ngrënë sa më shumë fruta dhe perime.

Grupi B

Ky grup duhet të shmangë sa më shumë konsumimin e misrit, grurit, domates dhe kikirikëve pasi shkaktojnë lodhje dhe shtim në peshë. Mishi i pulës po ashtu nuk është fort i këshillueshëm, përpiquni ta zëvendësoni me mish qengji, dhie ose lepuri.

Grupi AB

Kategoria në fjalë duhet të ushqehet me sa më shumë vezë, prodhime deti apo zarzavate. Të mbahet parasysh diçka: vaktet duhen të vogla por të shpeshta.

Grupi 0

Aftësia tretëse te këta persona është e lartë, ndaj një dietë me proteina, shumë mish, peshk, fruta e perime është mëse në rregull. Të shmangen bishtajoret dhe fasulet, pasi kanë tendencën të depozitohen si shtresa dhjamore.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...