Ushqimet që rrisin performancën e trurit

E Enjte, 17 Janar 2019 13:37

Organi më jetësor i trupit tonë padyshim se është truri, pasi kontrollon pothuajse gjithcka dhe është ai që komandon funksionimin e organeve tjera.

Por ka disa ushqime që në mënyrë efektive mund të rrisin performancën e truprit, transmeton Klan Kosova. Ne ju sjellim një listë prej këtyre ushqimeve. Spinaqi Spinaqi është i pasur me kalium, që e bën këtë ushqim të shëndetshëm për trurin. Kaliumi ndihmon në ruajtjen e përçueshmërinë elektrike të trurit, është përgjegjës për prodhimin e sinjaleve dhe kjo ndihmon në përmirësimin e të menduarit. Domate Domate janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e performancës së trurit dhe ruajtjen e shëndetit të tij. Çokollata e zezë Çokollata e zezë është shumë e mirë për shëndetin e trurit, pasi nxit funksionet e tij . Ajo është gjithashtu e pasur me flavonoide, të cilat janë antioksidantë që luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në trup. Brokoli Janë të pasura me vitamina mbrojtëse antioksidante (Vitamina C, Vitamina E dhe beta-karoten), të cilat ndihmojnë për të mbrojtur qelizat e trurit nga dëmtimi. Arrat Konsumi i rregullt i arrave përmirëson memorien, për shkak të vitaminës E që përmbajnë dhe acideve të shëndetshme.

Login to post comments