Richard Gere është martuar për herë të tretë. Aktori i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me të dashurën 33-vite më të re Alejandra Silva. 68-vjeçari u shpreh se është njeriu më i lumtur në univers.
Ylli i ' Pretty Woman' zhvilloi ceremoninë martesore në fermën e tij jashtë New York. "Unë jam njeriu më i lumtur në univers,"-tha Gere në një intervistë për Hello!, duke shtuar: "E si mund të mos jem... Jam martuar me një grua të bukur, të zgjuar, të ndjeshme, të përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, e qeshur, e durueshme, e cila di të falë, që është një kuzhiniere e mrekullueshme dhe që bën sallatrat më të mira në botë."
Aktori shtoi se Alejandra është një nëna e mirë dhe ka prekje ëngjëlli: "Ju nuk mund të gjeni më mirë se kaq." Çifti u takua kur Gere qëndroi në një hotel në pronësi të familjes së Alejandras në Positano në Itali në vitin 2014.
35-vjeçarja, e cila drejton një organizatë bamirëse në Spanjë, zbuloi që Gere i dërgonte trëndafila derisa pranoi që të kishte një takim me të, si edhe i shkruante rregullisht këngë. Gere është martuar për herë të parë me modelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri më 1995 dhe më pas u martua me aktoren Carey Lowell nga viti 2002-2016, me të cilën ka edhe një djalë 18-vjeçar, Homerin.
Silva ka një djalë 5-vjeç nga një martesë e mëparshme.