Tom Cruise po xhiron skenat e filmit të ri “Mission Impossible – Fallout”. Pjesë e tyre ka qenë edhe hedhja me parashutë nga një lartësi prej 7.6 km mbi sipërfaqen e tokës, një performancë kjo tejet e rrezikshme.
Pamjet janë publikuar nga “Paramount Pictures” ku në videon tregohet përgatitja intensive e tij. Hedhja me parashutë është xhiruar mbi Emiratet e Bashkuara Arabe.
Cruise, i cili njihet për disa nga veprimet më spektakolare të tij nëpër filma, besohet të jetë aktori i parë që kryen një hedhje të tillë të mbiquajtur “HALO”, për një skenë filmi.
Teknika ushtarake kërkon që hedhja të bëhej nga një lartësi e madhe, nga një e çarë e vogël, ndërsa Cruise ndodhej në 7.6 km lartësi, duke kërkuar madje të përdorë edhe një maskë me oksigjen në mënyrë që të qëndronte i vetëdijshëm gjatë kësaj eksperience. Përpara se të përgatitej për hedhjen reale, studioja kinematografike ndërtoi një tunel gjigant për provat.
Skena është xhiruar nga një kameraman që mbante një kamera të montuar në kokë, i cili u hodh vetëm pak metra më poshtë sesa lartësia e Cruise, në mënyrë që të evitonin një përplasje të mundshme në ajër.
E për t’i bërë gjërat edhe më të vështira, skena u xhirua në muzg, duke i dhënë ekuipazhit vetëm një hapësirë prej 3 minutash çdo ditë, për të kapur hedhjen perfekte. Në fund të fundit, e gjitha kjo vlen për vetëm 6 sekonda në filmin e ri, seria e 6 e “Mission Impossible”.