“Girls” thyen kufijtë. “Dua vetëm të puth vajza” shkruhet nën rreshtat e tekstit të këngës më të fundit të Rita Orës, publikuar pak orë më parë, një bashkëpunim me shqiptaren tjetër Bebe Rexha, Cardi B dhe Charlie XCX, një projekt që ka ngritur edhe një stuhi komentesh, sidomos për vet Ritën.
Vet Rita, që prej publikimit të versionit audio të këngës, tha se ajo mund të kuptohet në disa përmasa dhe klipi e tregon qartë se është një dedikim për dashurinë mes vajzave. Në klip nuk mungojnë as skenat e nxehta e provokuese mes 4 këngëtareve të famshme.
Tabloidët britanikë shkruajnë se kënga i dedikohet modeles dhe aktores Cara Delevingne, pasi më shumë sesa një herë, vet Rita Ora ka lënë të nënkuptohet se janë më shumë se mike me njëra-tjetrën.
Cara dhe Rita, disa vite më parë ishin të pandashme, madje sipas “The Sun”, këngëtarja me origjinë shqiptare e ka quajtur modelen biseksuale “gruan” e saj. Edhe gjatë regjistrimit të këngës, Rita është shprehur se muza e saj për “Girls” ishte pikërisht Cara.
Gjithashtu, në tekst përmendet edhe tatuazhi i një luani, që Cara e ka tatuazhuar në gishtin e saj tregues në vitin 2013. Edhe pse marrëdhënien mes tyre, Rita dhe Cara asnjëherë nuk e publikuan, këtë herë muzika duket se flet vet. /tch/