Është ndër artistet më prezente në skenën e showbizit shqiptar.
E cilësuar si ndër këngëtaret më tërheqëse në estradën tonë, Nora Istrefi ka vite që po e dëshmon suksesin e saj në muzikë, e cila njëkohësisht edhe po e rritë vajzën e saj Renee.
Për Norën dhe familjen e saj sot është një ditë e shënuar dhe e dhimbshme, pasi pikërisht sot babai i këngëtares mbushë 14 që ka ndërruar jetë.
Ajo me një postim në Instagram, ka kujtuar me shumë mallëngjim humbjen e tij, duke cilësuar si engjëllin mbrojtës të familjes së tyre.
Këto janë fjalët prekese që Nora ia dedikon sot babit:
“Sot jane berë 14 vjet pa babin tim, 14 vjet pa njeriun që beri gjithçka për neve qe te kishim një jetë më të mirē. Babi nuk arriti ta shihte suksesin tonë, timin dhe të Erës, por ne e dimë qe ai na shikon nga lartë që të gjithëve. Është engjëlli mbrojtes i Bledit,Nitës, Erës,Mamit dhe i imi. Mungesën tënde e ndjejmë çdo ditë, në çdo hapë. Babiq, të dua, të dua me shumë seç mund ta pershkruaj me fjalë.”
Ndërkaq, pikërisht sot, Nora ka publikuar edhe videoklipin dhe këngën e re “As ni gotë”, e cila si çdo herë shfaqet në top formë.