Trejsi Sejdini, modelja e njohur si "Gangsterja e Elbasanit" u shpall mbrëmjen e djeshme "Miss Universe Albania", kompeticion i bukurisë ku morën pjesë dhjetëra vajza me synimin për të fituar kurorën e më të bukurës.
Trejsi njihet nga publiku për shkak të videove me sherre apo fotot që poston në rrjete sociale, por e ftuar në "Vizionin e pasdites", Missi ka treguar më shumë për veten. "Jam thjesht 18 vjeç, një moshë shumë e brishtë dhe e vogël për të qenë një person me shumë eksperienca jete.
Studioj në shkollë, kaloj kohën time të lirë në një kurs ku mund të mësoj diçka më tepër për shkollën. E kam dashuruar modelingun që në fëmijëri. Shqipëria nuk është një vend që të jepet mundësi e mirë për të qenë modele kështu që mendova Miss Universe Albania është mundësia më e mirë për të vazhduar karrierën jashtë. Miss është një femër më e brishtë, krenare sesa një modele të cilat janë pak të hedhura. Edhe unë kam qenë e hedhur deri para pak kohësh se mosha bën të vetën dhe kemi bërë gabime në mënyrën sesi i kemi përdor fotot, por në Shqipëri po nuk u kritikove një çik...", u shpreh Trejsi.