Më 25 maj doli kënga zyrtare që do të këndohet në Botërorin “Rusi 2018” e ardhur si bashkëpunim mes Will Smith, Nicky Jam dhe shqiptares Era Istrefi.
Ndërsa sot pas audios është publikuar edhe videoklipi. Ai duket mjaft energjik dhe i përshtatur mirë me ritmin e muzikës.
Në të shfaqen makina luksoze teksa bëjnë drift në një vend të mbyllur që të kujtojnë skenat e filmit të njohur ‘Fast and Furious’.
Sigurisht të ndërthurura me fragmente të rëndësishme të kampionateve botëror ndër vite. Për më shumë emocion ndiqni videoklipin e mëposhtëm.