Hapja e Kampionatit Botëror 'Rusia 2018' u bë nga Robbie Williams.
“Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që po kthehem në Rusi për një performancë të tillë, unike. Kam bërë shumë në karrierën time dhe hapja e Kupës Botës para 80,000 tifozëve të futbollit në stadium dhe shumë miliona në të gjithë botën është një ëndërr fëmijërie”, është shprehur Ëilliams për mediat e huaja.
Bashkë me të performoi edhe sopranoja ruse e cila fitoi konkursin 2013 të Operalia, Aida. Ajo ka një fëmijë nga lidhja me tenistin rus Marat Safin.
Aida Garifullina përveç si shumë profesionale në punën që bën, po konsiderohet edhe si njëra ndër femrat seksi.
Ndryshe kënga zyrtare e Botërorit ‘Russia 2018’ interpretohet nga Era Istrefi, Ëill Smith dhe Nicky Jam të cilët sot nuk e bënë hapjen.
Kjo u konfirmua nga nëna e këngëtares kosovare e cila tha se Era do të performojë në natën finale të këtij Kampionati.
‘Live it up’ është pëlqyer nga publiku dhe deri tani ka arritur të klikohet 20 milionë herë në videon me klip dhe në atë si audio plotë 21 milionë herë.