Javën e shkuar Kim Kardashian bëri një vizitë në Shtëpinë e Bardhë ku u takua me Presidentin amerikan, Donald Trump nga i cili kërkoi lirimin e të dënuarës, Alice Marie Johnoson.
Kardashian është takuar me të dënuarën, të cilën Presidenti i Amerikës e liroi duke i dëgjuar kështu fjalën bukuroshes Kim. Ajo në rolin e aktivistet ka udhëtuar për në Memphis, Tennessee për tu takuar me Johnson.
Kim u fotografua në një përqafim emocional të mërkurën në të cilën shihet edhe nga një fotografi e postuar e në rrjetet sociale.
Ylli televiziv ishte prekur nga ngjarja e Alices nga një rrëfim në rrjetet sociale i cili e shtyu që të kërkonte lirimin e saj personalisht nga Donald Trump.