Është folur shumë këto kohë lidhur me ndryshmet e mundshme që do të kenë televizionet shqiptare në programacion me nisjen e sezonit të ri në shtator.
Një nga televizionet që po prodhon më shumë lajme lidhur me spostimet dhe ndryshimet e mundshme në programacion është pikërisht Tv Klan.
Mwsohet se nisur shtatori, “Xing me Ermalin” nuk do të ketë më orarin “primetime” në orën 21:00 të shtunave, pasi një projekt i ri do të zërë këtë fashë orari.
Gjithashtu bëhet me dije se “Apartamenti 2XL” që tashmë do të quhet “Duplex” dhe do të transmetohet çdo të shtunë prej orës 20:00-22:00 në Tv Klan.
“Duplex” do të spostojë “Xing me Ermalin” për më vonë, ose për Ermal Mamaqin do të jetë rezervuar një tjetër ditë tjetër në programacionin e Tv Klan.
Thuhet se ky ndryshim ka ndodhur sepse gjatë sezonit të fundit stafi i Tv Klan nuk ka qenë shumë i kënaqur nga shifrat e shikueshmërisë së Mamaqit megjithatë pritet të shohim se çfarë vërtetë do të ndodhë në shtator.