Thashethemet për dasmë në Portugali mes të futbollistit Cristiano Ronaldo dhe partneres së tij nuk i kanë gëzuar të gjithë, sipas deklaratave të fundit të nënës së futbollistit Maria Dolores Aveiro.
Në Portugali janë ngritur thashethemet për një dasmë mes të Cristiano Ronaldo (33 vjeçar) dhe partneres së tij Georgina Rodriguez (24 vjeçare), pasi kjo është shfaqur me një unazë misterioze në gisht.
Shumë persona duan ti shohin ata të dy së bashku në altar. Çifti është bashkë që prej dy vite e gjysmë dhe kanë një vajzë së bashku.
Në një intervistë të realizuar kohëve të fundit, nëna e Ronaldos ka folur për prejardhjen e saj, vështirësitë ekonomike për të rritur fëmijët e saj, dhe ka lënë të nënkuptohet për një marrëdhënie të keqe me të dashurën e Ronaldos.
Ajo ka thënë për të: “Ajo nuk është nusja ime ime. Ndoshta do të jetë një ditë, por nuk është për momentin”.
Këto fjalë kanë ardhur në momentin kur djali i saj është në Kampionatin Botëror, Russia 2018.