Pas disa fotografive të cilat janë dukur mjaft dyshuese duke e treguar të dashurin e Dua Lipës, Isaac Carews shumë afër më një vajzë tjetër në një klub të natës, ai më në fund i është përgjigjur kritikave nëse ai e ka tradhtuar këngëtaren.
Isaac ka postuar një foto shumë të lezetshme me Duan, duke shpjeguar pjesën e tij të historisë, duke konfirmuar se ata janë bashkë dhe të lumtur me njëri tjetrin.
“Nuk do të doja që ju të mendoni se Dua është në një lidhje me dikë që nuk e do dhe nuk e respekton atë. Ajo nuk do të e duronte këtë. Unë dhe Dua kemi qenë pre e portaleve të shumta kohëve të fundit. Ata janë duke krijuar dramë. Unë kam qenë në një bar të homoseksualëve duke kërcyer me një shoqe timen. Aty nuk ka pasur puthje, dhe jam shumë i zhgënjyer me veten time që kam kërcyer vetëm për pak momente për shkak se si është portretizuar kjo çështje. Ka qenë një klub i zhurmshëm dhe unë po i flisja asaj në vesh. Mos u besoni gjithçka që ju shihni sepse këta njerëz janë të paguar që të krijojnë dramë. Ne jemi shumë të lumtur që jemi bashkë përsëri. Ne nuk jemi ndarë për shkak të mos besimit ose problemeve të ngjashme. Problemi jonë ka qenë koha, dhe pamundësia për të ndenjur bashkë” ka shkruar Isaac.
Po ashtu, Dua ka bërë tweet një mesazh për dashurinë “Dashuria është gjëja më e mrekullueshme në botë. Mos u frikësoni të dashuroni ne gjithçka çka keni. Nëse nuk shkon siç ju doni atëherë ky nuk është fundi, është vetëm duke ju përgatitur për një të ardhme të mrekullueshme. Është duke ju pritur juve”