Robert Pattinson dhe Kristen Stewart i mahnitën të gjithë me debutimet e tyre në sagën e filmit “Twilight”.
Të gjithë e adhuronin çiftin e bukur dhe më të bukur e bënte lidhja që ata kishin jashtë xhirimeve.
Por, ashtu si fansat edhe vetë ata nuk mund ta harrojnë njeri-tjetrin dhe atë që ata kishin bashkë, pasi ndarja mesa duket nuk u ka shërbyer.
Tashmë kanë kaluar kohë, që prej debutimit të fundit të aktorëve dhe Pattison po mendon të rikthehet me ish të dashurën e tij.
Në një intervistë për “E News” aktori është shprehur se është i lumtur që ka kaluar një eksperiencë të tillë.
“Ishte me të vërtetë një mrekulli, ishte një pikë kthese masive në jetën time. Kam pasur një jetë krejtësisht të ndryshme pasi unë nuk isha ende i sigurt nëse do të isha aktor deri pas atij filmi, kështu që unë do e vlerësoj gjithmonë si gjënë më të veçantë që më ka ndodhur”.
Çifti i ruan ende kontaktet me njeri-tjetrin dhe së fundi janë parë së bashku në një festë në Los Angeles, duke i bërë të gjithë të mendojnë se ata janë sërish bashkë.