Monica belluci i ka lënë të gjithë më gojë hapur. Ajo është shfaqur në pasarelë në moshën 53 vjecare dhe ka sfiluar në koleksionin e meshkujve për verën që vjen të Dolce & Gabbana.
Sfilata e fundit e Monica Bellucit, ka qenë në vitin 1992 për ne’ ka treguar Stefano Gabbana.
“Na është dashur vetëm një telefonatë për ta bindur. Publiku i Dolce Gabbana priste gjithmonë një surprizë nga ne.”, janë shprehur organizatorët.
Me kostum të zi dhe me këmishë të bardhe Belluci ka sfiluar mes duartrokitjeve të shumta. Prezenca e saj nuk ka qenë surpriza e vetme e pasarelës, ku janë shfaqur edhe Marpessa dhe Naomi Campbell, të dyja të veshura me kostume meshkujsh.
Ato që kanë kompletuar casting kanë qenë edhe të moshuara me tuta, modele dhe njerëz të zakonshëm, çifte homoseksuale, familje me fëmijë.