Ivanka dhe Tiffany urojnë me fjalë të ëmbla babain e tyre, presidentin e SHBA-ve, Donald Trumpin.
Dy vajzat e presidentit Trump, Ivanka dhe Tiffany e uruan babain e tyre duke postuar disa fotografi të tij në Instagram.
“Gëzuar Ditën e Babait për këta dy baballarë të mrekullueshëm,” u shpreh Ivanka Trump në komentin e fotos që kishte postuar në nder të babait të saj Donald Trump dhe burrit të saj Jared Kushner.
Disa momente më pas, Tiffany Trump postoi një fotografi në krahët e Presidentit duke shkruar: “Gëzuar Ditën e Babait. Të dua shumë!”
Ndërsa Donald Trump Jr. ka vendosur të mos komentojë, por thjesht të publikojë një seri fotosh përkrah babait të tij.