Rihanna dhe katër anëtaret e tjera të filmit “Ocean’s 8” Sandra Bullock, Cate Blanchett, Sarah Paulson dhe Helena Bonham Carter u shfaqën në spektaklin e Graham Norton mbrëmë për të promovuar filmin e shumëpritur ndërkombëtar.
Por filmi nuk ishte i vetmi merak i drejtuesit të programit, ai donte të zgjidhte dhe një dilemë tjetër me Ririn, lidhur me zakonin e saj të përsëritur.
Zakon sipas të cilit këngëtarja përvetëson gotat e verës në çdo ambient publik ku shkon dhe ku pihet alkool.
Norton kishte mbledhur disa foto ku Riri dukej që dilte nga klubet me gota vere në dorë.
“Tani, Rihanna. Unë nuk e di nëse ti e di sa kriminele je “- iu drejtua ai Ririt.
Gjatë kohës që ai tregonte fotot për audiencën , ku e filloi me një foto që datonte nga viti 2013 e pyeti këngëtaren e famshme nëse merrte leje kur merrte gotat me vete.
Dhe pasi paraqiti disa foto të saj me gota vere në dorë, në fund tregoi një foto ku Rihanna dilte më një shishe vere në dorë nga klubi.
Të qeshurat pafund shpërthyen në emision nga gjesti i këngëtares dhe pasi të gjithë panë “krimet” e saj, ajo iu drejtua të ëmës nga ekrani: “Mamaja ime po e sheh këtë… Më fal mami”.