Ribashkimi i Zayn Malik dhe Gigi Hadid bëri bujë të madhe në mediat rozë. Çifti i njohur pranuan edhe publikisht që u lidhën sërish bashkë.
Në një intervistë për ‘GQ Magazine’, Zayn Malik ka folur për projektet e reja që do të sjell për fansat e tij si dhe për të dashurën, Gigi-n.
“Jam me të vërtetë mirënjohës që e kam njohur. Tani jemi të rritur dhe nuk kemi nevojë të deklarojmë gjithçka rreth nesh, apo të bëjmë diçka që t’i kënaqim pritjet e njerëzve.
Kur isha adoleshent po kaloja në disa vështirësi, ndërsa Gigi më ndihmoi t’i shihja gjërat nga një kënd më pozitiv. Ajo është gjithkça që dua”- ka thënë këngëtari.