Ata janë disa prej meshkujve më të njohur në botë dhe kanë thyer shumë zemra në momentin që kanë deklaruar orientimin e tyre seksual. Para se të kuptonin këtë gjë, ata kanë qenë të martuar me gra.
Cilët janë disa prej meshkujve që kanë lënë gratë e tyre për burra?
Ricky Martin. Të gjitha vajzave iu kujtohet kur Ricky Martin bëri deklaratën që theu shumë zemra vajzash., në vitin 2010. Të gjithë u çuditën, përveç të dashurës së tij të asaj kohe, Rebecca de Alba, e cila e dinte, por vazhdonte të qëndronte me të.
Elton John foli për biseksualitetin e tij në vitin 1976. Dhe 8 vite më vonë ai i çuditi të gjithë kur u martua me inxhinieren Renate Blauel, me të cilën u nda pas 4 vitesh. Shkaku i ndarjes sipas tij ishte se ai kishte mohuar atë që ishte. Tashmë ai është i martuar prej shumë vitesh me David Furnish.
Këngëtari australian, Peter Allen, ka qenë i martuar me Liza Minnellin. Liza e kapi në shtrat me një një mashkull tjetër. Ata u divorcuan pas 7 vitesh martesë dhe pas disa kohësh ai u martua me Gregory Connell.
Ai ka qenë i martuar me novelisten Terry McMillan prej vitit 1998 deri në vitin 2005, kur zbuloi që ishte gay. Bashkëshortja e tij e paditi për shkaktim stresi emocional, duke marrë si dëmshpërblim 40 milionë dollarë.
I ati i Liza Minelli-t ka qenë i martuar me disa gra. Ai nuk e ka pranuar publikisht që ishte homoseksual, por dilte hapur vetëm në Nju York.