Aktorja e njohur Eva Longoria është bërë nënë për herë të parë në moshën 43 vjeçare.
Ajo dhe burri i saj Jose ‘Pepe’ Baston janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzur me emrin Santiago Enrique.
Kjo u bë e ditur gjatë ditës së sotme për revistën e famshme ‘Hola’, tek e cila u publikuan edhe fotot e para të foshnjës.
Longoria deklaroi se djali i saj ka ardhur në jetë të martën në mbrëmje dhe nën emocione thotë se ai është “një mrekulli e vërtetë.”.