Ana Lika është një nga aktoret më simpatike. Me karakterin dhe tipin e saj plot humor, ajo ka bërë për vete publikun shqiptar dhe tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave me fotot provokuese dhe jetën e saj private.
Së fundmi, Ana ka qenë e ftuar në ‘Top Albania Radio’ ku ka zbuluar më shumë gjëra për jetën e saj private, por edhe për profesionin. Teksa ka qenë duke folur për vitet e adoleshencës aktorja e njohur është ndalur dhe ka treguar për një çmenduri që ajo ka bërë kur ka qenë 18-vjeç.
Siç rrëfeu dhe Ana në atë kohë kishte një dëshirë të madhe që të blinte një makinë dhe u lutej vazhdimisht prindërve që t’ia plotësonin këtë dëshirë. Mirëpo pas shumë lutjeve, ishte gjyshja e saj ajo që i bleu makinën e parë pavarësisht se e dinte që Ana nuk kishte një patentë.
Ana tregoi se sapo mori makinën e re vendosi që të bënte një xhiro nga Liqeni Artificial. Ndërkohë që po shijonte shëtitjen e saj, ajo ndalohet nga dy policë të cilët e arrestuan menjëherë pasi aktorja nuk kishte një patentë. Ata e shoqëruan menjëherë në rajon dhe lajmëruan prindërit e saj, të cilët të alarmuar kanë shkuar menjëherë. Mirëpo pavarësisht se u shqetësuan këtë situatë e kanë kaluar me humor dhe batuta.