Bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita Xhaka pas fitores së mbrëmshme të Zvicrës publikuar një fotografi.
Ajo në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, ka publikuar një fotografi që nuk iu pëlqen aspak serbëve.
Në fotografinë që ajo ka postuar në “Instastory” shihet bashkëshorti i saj Graniti si dhe vëllai i tij, Taulanti, por të dy në ndeshje të ndryshme kundër Serbisë.
Graniti shihet me festën e mbrëmshme pas golit, pra me duart në formë shqiponje kurse Taulanti me kacafytjen e tij me Serbët në ndeshjen kur Shqipëria luajti kundër Serbisë në Beograd e ku u shfaq droni i famshëm.