Divorci i koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa ka qenë një nga lajmet më të komentuar muaj më parë në mediat online. Dyshja lajmëroi në qershor të vitit të kaluar se i kishin dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare.
Siç treguan dhe ata, arsyet e ndarjes ishin largësia, pasi Klaudia u zhvendos në Itali për të ndjekur karrierën e saj atje. Mirëpo prej kohësh koreografi i njohur Albi Nako është përfolur për një lidhje me balerinën e trupës së tij, Alba Hoxha.
Dyshja është kapur shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, madje ata u nisën me pushime dhe në disa vende të Europës. Kjo gjë bëri që shumë media të aludonin se mes tyre ka nisur një lidhje.
Por pavarësisht se çifti e mohoi një lidhje mes tyre, së fundmi është zbuluar se në fakt ata jo vetëm që janë të lidhur, por së shpejti dhe do të fejohen.
Thuhet se lidhje e tyre tashmë është bërë familjare dhe shumë shpejt ata do e zyrtarizojnë. Burime pranë tyre tregojnë se Albi dhe Alba kanë nisur përgatitjet për fejesë dhe shumë shpejt pritet që të shkëmbejnë unazat.