Marrëdhëniet mes nuseve të familjes mbretërore, Kate dhe Meghan ndonëse duken të mira nuk është se meritojnë “çmimin” e parë.
Të paktën kështu ka shkruar sot “Closer Weekly”, ku sipas saj marrëdhëniet mes tyre ndryshojnë goxha shumë mbas dyerve të mbyllura.
Sipas burimeve të kësaj medie, Kate nuk po e ndihmon ish-aktoren amerikane që të mësohet me jetën dhe rregullat e familjes mbretërore.
“Meghan ka mësuar shumë nga Kate. Por që nga martesa me Harry-n, marrëdhënia e tyre nuk është më e njëjtë. Dukesha Kate ndihet e mërzitur pasi që Meghan ka rrëmbyer vëmendjen e Mbretëreshës Elizabeth II-të, me të cilën është parë e afërt kohën e fundit. Për të qenë i sinqertë, Meghan ka qenë shumë e zënë, por Kate mendon se shumë është përpjekur për të krijuar marrëdhënie të mirë, por të njëjtë gjë nuk e ka marrë nga Markle”, ka thënë ky burim.
Gjithsesi, Meghan dhe Kate gjithsesi duhet t’i rregullojnë marrëdhëniet për të mirën e familjes mbretërore.