Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jona Spahiu javë më parë kurorëzoi dashurinë me martesë me Frenklin.
Ceremonia e dasmës ishte përshpejtuar pasi prezantuesja kishte mbetur shtatzënë, por që padyshim atë ditë dukej e mahnitshme.
Pas momenteve të bukura të dasmës, Spahiu siç duket ka nisur edhe pushimet tashmë me bashkëshortin e saj.
Përmes fotove dhe videove të shpërndara në rrjete sociale, Jona ju prezanton me vendin luksoz që ka zgjedhur për pushime. Jona po ashtu, është në muajt e fundit të shtatzënisë ku së shpejti çifti pritet të bëhen prindër për herë të parë.