Çifti i njohur i aktorëve meksikanë, Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli, prej shumë vitesh janë një prej çifteve më të preferuar nga publiku. Ata janë njohur në xhirimet e telenovelës “Teresa”, ku të dy ishin protagonistë, por asaj kohe të dy kishin lidhje të tjera.
Romanca e tyre filloi në xhirimet e telenovelës së famshme “Lo que la vida me robo” dhe prej atëherë janë bërë të pandarë nga njëri-tjetri. Në profilet e tyre në Instagram shikojmë shpesh foto së bashku dhe mund të themi me plot gojën që dashuria e tyre është si një dashuri telenovelash.
Ditën e djeshme, Angelique kishte ditëlindjen dhe përveç surprizave të shumta, Sebastian i ka bërë një dedikim, nga ata që çdo vajzë do e dëshironte nga njeriu i zemrës.
“Dashuria ime për ty shkon përtej çdo fjale, sepse është diçka që nuk mund të preket. Sot është ditëlindja jote dhe të uroj të kalosh ditën më të bukur, sepse je gruaja më e mirë, më e bukur etj. etj… që njoh dhe je gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Nuk ka dyshim, je një nga arsyet pse jetoj dhe falënderoj jetën dhe Zotin që kryqëzoi rrugët tona.
Sot fillon një cikël të ri dhe të presin shumë ditë që të tregosh se ku ka dritë, nuk ekzistojnë hijet. Vazhdo të ëndërrosh gjëra të mëdha dhe vazhdo t'i bësh realitet të gjitha. Beso në çdo gjë që dëshiron. Me gjithë dashurinë time, të uroj gëzuar ditëlindjen, qielli im, dashuria ime,” –ka shkruar aktori.
Një dashuri telenovelash! Çfarë mund të thuash tjetër?