Modeli i njohur në klipin e Encës, Pierluigi Fracassi u komentua tejet shumë në shtypin rozë.
Kjo ngase, ai u shfaq në këngën e fundit të Encës “DUA”, me skena mjaft erotike së bashku me vetë artisten.
E më pas një lajm jo shumë i mirë vjen për të gjithë fansat e Fracassit, ku i janë publikuar disa foto intime me të dashurin e tij.
Në bazë të fotografive që ka publikuar “In Tv”, Fracassi vjen në skena intime me një mashkull teksa puthen dhe ledhatohen.
Kjo padyshim se do t’i tmerrojë fansat e tij ku pas klipit ka arritur të fitojë një numër të madh të ndjekësve në rrjete sociale.
Po ashtu, me anë të një imazhi të fundit tregon se njeriu është i lirë të veprojë si të dëshiron. ”Për sa kohë që je i lumtur nuk ka rëndësi se me kë dashurohesh”, ka shkruar ai.