Ata kanë preferuar të qëndrojnë disi në heshtje dhe të mos e tregojnë historinë e tyre të dashurisë. Edhe pse punojnë në të njëjtin televizion, dyshja e njohur vetëm në festë kanë vendosur të zbulojnë se janë në një lidhje. Ata nuk e kanë pohuar, por dedikimi për ditëlindje i moderatores së njohur Fatma Methasani për shefin e kuzhinës, Alfio Rrotani na ka bërë të dyshojmë se ata janë në një lidhje. Alfio ka festuar mbrëmë ditëlindjen dhe Fatma ka publikuar në Instagram një foto të shefit të kuzhinës dhe i bën këtë urim tipik për një kuzhinier.
“Gëzofsh vetëm ditë me diell, o recetë lumturie”,-ka shkruar Fatma në Instagram.
Nga ana tjetër Alfio ka publikuar foto nga festa e mbrëmshme, ku Fatma shfaqet në krah të tij, dhe ai shkruan “Ditëlindja më e bukur” dhe bashkangjitur shkrimit ka vendosur një zemër.
Dyshja e njohur kanë disa foto së bashku në rrjetet sociale dhe jo rrallëherë është përfolur se janë në një lidhje, mirëpo ata nuk kanë folur publikisht rreth kësaj romance. U desh kjo ditëlindje që ata të dy të thoshin më shumë për njëri-tjetrin.