Ledri Vula padyshim është një ndër reperët më të mirë në estradë e këtë e vërtetojnë më së miri projektet e tij të cilat menjëherë shndërrohen në hite, duke numëruar kështu miliona klikime, shkruan GazetaBlic.
E sot, (e martë) është një ditë mjaft e veçantë jo vetëm për të, por edhe për rrethin e tij të ngushtë.
Ledri Vula feston ditëlindjen e tij të 32-të, e këtë e ka bërë të ditur nëna e tij përmes një postimi në Instagram ku dhe ka shkruar “Mbreti im”.
Urimi nuk ka munguar as nga menaxheri i tij, Faton Shoshi i cili në llogarinë e tij ka publikuar një fotografi të Ledrit dhe ka shkruar:
“Unë jam kaq me fat që të kam si vëllain tim dhe shokun tim më të mirë. Të uroj dashuri dhe shumë dashuri në ditëlindjen tënde”.
Ndërsa në muzikë ka vetëm një javë që është lansuar projekti i ri “Mike”, nga Ledri, Elvana dhe John Shahu i cili u prit mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 6 milionë klikime në Youtube.