Greiss Petrović, drejtuesja e agjencisë së modës “Grace Models” në Shqipëri ka dhënë lajmin e bukur për të gjithë fansat e saj. Nëpërmjët një postimi në rrjetet sociale ajo ka njoftuar se është bërë nënë. Vajza e të bukurës Petrovic, ka ardhur në jetë disa ditë më parë dhe quhet Emel. Greis me mirësinë që e karakterizon, në postimin e saj nuk ka lënë pa falënderuar stafin që asistoi në lindje të foshnjës si dhe Zotin që e bekoi.
Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!
Emel Pajenga, princesha jonë, erdhi në jetë më 5 Korrik 2018!
Mirënjohje dhe falenderim nga zemra për shërbimin dhe përkujdesjen e treguar, stafit të mrekullueshëm të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, në veçanti Dr. Elton Koroveshi dhe Prof. Dr. Afërdita Manaj!
Faleminderit Zot që na bekove me një ëngjëll!, shkruan Greis.
Greis ka spikatur në showbizin shqiptar për shkak të suksesit të saj në fushën e modës. Agjensia e themeluar prej saj njihet si një ndër agjensitë që vajzat e thjeshta i kthen në modele të famshme. Përveçse një drejtuese e suksesshme, 29 vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e publikut për elegancën dhe stilin e veçantë në çdo dalje të saj publike. /55news.al./