Pamela Anderson njihet jo vetëm si aktore e famshme por edhe si ikonë e bukurisë në botë. Ajo ka qenë e pranishme në Kupën e Botës të martën për të parë nga afër të dashurin e saj, i cili është futbollist i ekipit kombëtar francez.
Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen ka qenë fakti se Pamela në vend që të ulej me bashkëshortet dhe të dashurat e futbollistëve të tjerë, ajo u çua në një sallë pritjeje VIP ku ndodheshin edhe Presidenti francez Emmanuel Macron dhe familja mbretërore e Katarit.
Daily Mail ka publikuar disa foto të aktores duke bërë tifo për të dashurin e saj 32 vjeçar, duke e përshëndetur dhe me dorë në stadiumin rus të Shën Petersburgut.
51-vjeçarja Anderson, është takuar me mbrojtësin francez Adil Rami, në Grand Prix të Monakos në maj 2017. Së shpejti pritet që çifti të zyrtarizojë lidhjen e tyre me martesë. /55news.al/