Fjolla Morina është një ndër këngëtaret më aktive në rrjetet sociale për sa i përket postimit të fotove. Kjo është dhe një nga arsyet që bukuroshja bie “pre” e lajmeve të showbizit.
Këtë herë, Fjolla ka zgjedhur të provokojë fansat e saj me disa foto artistike në ambientet e brendshëm të një tualeti. Madje në njërën prej fotove e veshur tejet ekstravagande ka pozuar e ulur në vc. Ky postim nuk është pritur mirë nga ndjekësit, disa prej të cilëve e kanë kritikuar ashpër.
“A spo ki tjeter kun me ba foto a”, i shkruan njëri prej tyre. “Le nam moj”, i komenton një tjetër.
Por Fjolla njihet për tipin ekstravagant dhe moskokëçarës, ndaj me siguri është e pavëmendshme ndaj këtyre komenteve.
Këngëtarja numëron më shumë se 320 mijë ndjekës në Instagram. /55news.al/