Këngëtarja Jonida Maliqi nuk po mund të rehatohet me ngjyrën e saj të flokëve.
Për një periudhë të shkurtër kohore i ka ndryshuar disa ngjyra dhe prapë se prapë i është rikthyer ‘dashurisë’ së vjetër, të cilën tani na e dëshmoi se e ka të preferuarën.
Jonida, hoqi dorë edhe nga ngjyra biond dhe tani sapo ka publikuar një video ku shihet sërish me flokë të zeza. Ky ndryshim u ka pëlqyer mjaft shumë fansave të cilët pranë videos i kanë lënë komente shumë pozitive.
Ajo prej një kohë të gjatë është shkëputur nga muzika dhe është fokusuar në biznesin e saj privat i cili duket se po vazhdon ti ecë shumë mirë.