Bashkëpunimet për këtë verë nuk kanë të ndalur.
Kësaj radhe është këngëtarja Baby G e cila po vjen në duet me reperin nga Shqipëria, Stresin.
Me anë të një postimi ajo bën të ditur se së shpejti do vijë një këngë mes dyshes, ku siç duket zhanrit të saj i përshtatet më shumë Stresi.
“Un fillova zyrtarisht, forca përpara!”, është përshkrimi që u ka vënë imazheve duke e etiketuar edhe Stresin.
Sot ajo feston ditëlindjen e 22-të, e cila ka marrë disa dhurata dhe është surprizuar nga miqtë e saj.