Aktorja e famshme turke Tuba Buyukustun duket se po shijon pushime të nxehta në Bodrum së bashku me të dashurin e saj Umut Evirgen.
Ata janë bashkë prej një viti dhe lidhja e tyre pas zhurmës që bëri divorci i aktores që është edhe nënë e dy vajzave binjake ka qenë në fokus të mediave rozë.
Aktorja Tuba Buyukustun është mjaft e njohur dhe e dashur edhe për publikun shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë për rolet e saj si Elifi tek "Diamante dhe dashuri" dhe “Syhan” te seriali "Xhesuri dhe e Bukura”.