Moderatorja bukuroshe Kiara Tito dhe këngëtari i njohur Butrin Imeri janë përfolur shumë në showbiz për një lidhje të mundshme mes tyre.
Edhe pse janë parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dy personazhet e njohur nuk e kanë pohuar asnjëherë se janë në një marrëdhënie.
E teksa rrjeti vlon nga thashethemet, Kiara Tito i ka sqaruar të gjithë. Në një deklaratë në emisionin “Talk Talk”, të Revistës Class, Kiara foli më shumë për jetën private, ku ndër të tjera u shpreh:
“Me shoqërinë më pëlqen më shumë, partner nuk kam, me familjen preferoj të pushoj gjatë dimrit”- tha Kiara, duke mohuar edhe njëherë të ketë lidhje me këngëtarin.