Për vite të tëra, familja e Valbona Selimllarit ka ngjallur kuriozitet të madh tek publiku, për vetë faktin që tre fëmijët e Miss Shqipërisë nuk ishin parë kurrë në media, ndryshe nga e ëma e tyre që është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar.
Por prej disa kohësh, Selimllari duket se ka ndryshuar politikat e saj të privatësisë në familje, dhe hera-herës shihet me fëmijët në evente ose poston ndonjë foto me ta në rrjetet sociale.
Së fundmi, vajza e saj e vogël, Vivi, ka festuar ditëlindjen dhe Valbona i kishte organizuar një festë të madhe. Në fotot e publikuara nga “Revista Class”, shihen detajet e festës të mbajtur në shtëpinë me pishinë, ku ishin të ftuar miqtë e fëmijëve.
Në njërën prej fotove, vetë Valbona shihet duke pozuar pranë vajzës dhe dy djemve, të cilët tashmë janë rritur duke u bërë dy djaloshë të pashëm.