Princi George dhe Princesha Charlotte kanë vjedhur zemrat e të gjithëve dhe ky është një fakt i ditur tashmë.
Por ndërkohë që Princi George duhet t’u nënshtrohet disa traditave dhe të fillojë të ndjekë disa rregulla mbretërorë, princesha Charlotte nuk do ta bëjë këtë, të paktën dhe për disa vite.
Dhe arsyeja është pikërisht mosha.
Për shkak se Princesha Charlotte është vetëm 3 vjeç ajo konsiderohet shumë e vogël për të kuptuar dhe për të ndjekur e respektuar rregullat mbretërorë, ndërsa Princi George, i cili ka mbushur 5 vjeç, pritet që të ndjekë të njëjtat rregulla si gjithë pjesëtarët e tjerë të rritur të familjes.