Angela Martini disa muaj më parë në befasoi të gjithëve teksa nëpërmjet disa publikimeve në Instagram na tregoi se ishte martuar me partnerin e saj me një dasmë shumë të veçantë.
Sikurse dasma e tyre e çmendur ashtu është çdo ditë e jetës së tyre, e mbushur me gjallëri dhe aventura.
Angela ndihet me fat që ka një bashkëshort si Dragos Savulescu, i cili e surprizën në çdo moment.
Vetëm pak ditë më parë modelja shqiptare na tregoi nëpërmjet një postimi në Instastory se kishte marrë një dhuratë shumë speciale nga ai.
Një unazë me një gur gjigant diamanti që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve. Fansat u mahnitën nga bukuria e saj, por nuk e dinë ende se sa ka kushtuar ajo.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, vëllai i Angela Martinit, Blerti Ceprati, ka thënë se unaza e diamantit kushtonte qindra mijëra franga.
“Unaza e Angela Martinit është blerë në firmën më të njohur në Zvicër, nga një familje çifutësh. Unaza ka vlerën 420 mijë franga (370 mijë euro)”, ka thënë vëllai i modeles shqiptare.