Në ditën e 21-vjetorit e saj Kylie Jenner u zgjua plot surpriza dhe dhurata. Motra më e vogël vogël e Kardashian-Jenner mori dhurata të shumta por ajo nga i dashuri i saj Travis Scott ishte më e veçanta , një “Rolls Royce” të vitit 1950.
Gjithashtu në ditën e saj të veçantë shtëpia ishte shndërruar në një kopsht me lule.Mirëpo, në këtë ditëlindje, Kyle vendosi që edhe ajo të bëjë dhurata, jo vetëm t’i bëjnë. Ylli njoftoi në rrjetet sociale se një pjesë e fitimeve nga shitja e produkteve të saj të kozmetikës do të shkojë për një organizatë bamirëse.