Mbrëmjen e djeshme Sara Hoxha dhe partneri i saj Ledion Liço kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare.
Ceremonia e martesës së tyre u zhvillua në Lago Di Como, Itali, duke u zhvilluar e tërhequr nga vëmendja e publikut, në fakt, janë të ftuarit ata që s’mund ta lënë pa e zbuluar ndonjë detaj të vogël nga një event i përmasave të tilla.
Një natë më parë, mbrëmjen e së premtes, mësohet se është mbajtur një koktejl për të ftuarit. Gjatë ditës së sotme, disa nga vajzat e njohura kanë zbuluar zgjedhjen që kanë bërë për ceremoninë.