Të dielën, modelja e famshme, Cara Delevingne, ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të.
Me këtë rast nuk ka munguar edhe urimi i shoqes së saj prej kohësh, Rita Ora. Këngëtarja shqiptare ka bërë një postim në IsntaStory për ta uruar modelen, ndërsa fotografia është mjaft eksplicite. Rita dhe Cara janë shoqe qe disa vite, ndërsa ka pasur spekulime se marrëdhënia e tyre e ka tejkaluar shoqërinë.
Këto thashetheme u forcuan qëkur 27-vjeçarja e lansoi këngën “Girls” në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX. Dhe për t’i ngacmuar akoma më shumë fansat e saj, Rita e ka publikuar një pozë provokuese për ta uruar Delevingnen. Në imazhin e postuar shfaqet modelja duke ia lëpirë gjoksin këngëtares shqiptare.
“Urime ditëlindjen e krisura ime, me të cilën kam kaluar shumë momente argëtuese”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë.